Site icon PrishtinaPress

Hoti: Raporti i BE-së tregon se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media me ambasadorin e Bashkimit Evropian në  Kowovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën nxjerr në pah se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Raporti tregon se është bërë progres. Arritja më e madhe e Kosovës në këtë proces është marrëveshja e stabilizim asociimit të vitit 2016. Raporti me të drejtë thotë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, këto kushte duhet të mbesin të plotësuara”, tha ai.

Hoti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij për katër muaj janë marrë vendime jo populliste.

“Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete, por ju e keni parë se brenda vetëm katër muajve qeverisje është larguar nga diskursi publik fjala korrupsion. Në javët e fundit, keni pa veprime të fuqishme të policisë që s’i kemi parë në dhjetë vitet e fundit. Rezultate të tilla nuk kemi parë që disa qeveri me radhë. Kosova e ka menaxhuar mirë pandeminë, po largohet nga lista e vendeve me rrezik të lartë”, ka pohuar ai.

Hoti ka thënë se nuk do të ndalet së punuari për të mirën e qytetarëve.

Exit mobile version