1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti, qeverisë: Hiqni barrikadat bashkë me KFOR-in, mos përmendi luftë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka dhënë katër opsione lidhur me situatën e krijuar me barrikadat.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që barrikadat t’i largojnë në bashkëpunim me KFOR-in.

“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë:

Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img