Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, duke përmendur sanksionet e BE-së dhe marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
Hoti tha se është paradoksale që vendi më proamerikan dhe proamerikan të ketë një pozicion të tillë.
Ai qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, e quajti të mbrapshtë.
“Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, duhet të ndëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjeshtë manipuluese e opinionit publik”, shkroi Hoti.