0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Qeveria do ta përkrah Rahovecin për realizimin e projekteve kapitale

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, kanë vizituar sot komunën e Rahovecit, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune Idriz Vehapi.
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti i vlerësoj lartë të arriturat që ka bërë ndër vite kjo komunë, sidomos në zhvillimin e kulturave bujqësore, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Ai gjithashtu shprehi gatishmërinë dhe përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për komunën e Rahovecit në realizimin e projekteve kapitale të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i falënderoi Ministrin Hoti dhe Ministrin Shala për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti për mbështetjen në realizimin e projekteve kapitale.
Gjatë vizitës në komunën e Rahovecit, ministri Avdullah Hoti, ministri Kujtim Shala, zëvendësministri Bajram Gecaj dhe kryetari Idriz Vehapi inspektuan punimet që po zhvillohen në Palestrën e Sporteve në këtë qytet, ku u shprehën se duhet të rritet dinamika e punimeve në këtë palestër e cila sa më shpejt të jetë në funksion të qytetarëve të kësaj komune.
Me këtë tast, ministrat e Kabinetit të Qeverisë së Kosovës, shprehën edhe një herë gatishmërinë e Qeverisë për të përkrahur Komunën e Rahovecit, por edhe komunat tjera, në zhvillimin e sportit dhe kulturës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img