11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Qasja e Kurtit për luftimin e inflacionit është jokushtetuese

Qeveria e Kosova e ka iniciuar Projektligjin për Mbrojtjen e Produkteve Themelore.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj duhet të hartohet sa më shpejt, konkretisht deri në fillim të muajt gusht të këtij viti.

“Të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë”.

Për këtë lajm nga mbledhja e fundit e Qeverisë ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti. 

“Sot, Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj. E para, në asnjë vend demokratik dhe me ekonomi të tregut, inflacioni nuk mund të luftohet me ligje, por me politika fiskale dhe monetare”, ka shkruar Hoti.

“E dyta, edhe pse kjo qasje bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, procedurat e miratimit të këtij ligji marrin së paku tre muaj. Pra, po flasim për muajin nëntor kur ky ligj në rastin më të mirë mund të hyj në fuqi”.

Ai tha se “kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale”. 

“Pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë. Me masat që kemi propozuar si LDK para tre muajsh, barra do të ishte shumë më e vogël për qytetarët”, shkroi Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img