4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Puna praktike aftësim profesional për studentë

Në Ministrinë e Financave u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për punën praktike të grupit të parë të studentëve të Universitetit të Prishtinë “Hasan Prishtina”.
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, prorektori i UP-së “Hasan Prishtina” Naser Sahiti, dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik të UP-së But Dedaj.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke shprehur kënaqësinë për ndarjen e këtyre certifikatave për studentët e Universitetit të Prishtinës tha se “Studentët kanë treguar një angazhim shumë të mirë nga ana e tyre për të marrë njohuri praktike dhe dije gjatë kryerjes së punës praktike. Pra ky është edhe impenjimi Qeverisë për të ju ofruar studentëve një mundësi për dije në mënyrë që studentët të zhvillohen dhe aftësohen për tregun e punës. Njëherit sipas informacioneve që kamë studentet e kanë kryer punën praktike me shumë sukses dhe jam i bindur se kjo punë praktike do të ju shërbejë për të ardhmen e tyre.”
“Grupi i parë dhe grupet tjera që do të vijnë pas tyre do të kenë përkrahjen e plotë në ofrimin e kushteve për kryerjen e punës  praktike në Ministrinë e Financave dhe në agjencitë e saj”, shtoi Ministri Hoti.
Ai më tej bëri të ditur se  grupi dytë do të startoj me punën praktike në  Ministrinë e Financave më 1 shtator ku edhe do të nënshkruhen Kontratat sipas listave të dërguara nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe kolegjet private në Ministrinë e Financave.
Ndërsa, prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Naser Sahiti, duke falënderuar Ministrin Hoti për mundësinë që i është dhënë studentëve të Universitetit të Prishtinës për zhvillimin e tyre profesional tha se “Është kënaqësi që jemi këtu së bashku në këtë ceremoni të ndarjes së certifikatave të para për studentët dhe në emër të Universitetit të Prishtinës falënderoj ministrin Hoti për gatishmërinë për të ju ardhur në ndihmë studentëve që të kenë një të ardhme më të mirë për të konkurruar lirshëm në tregun e punës kudo.  Misioni i Universitetit është dija, dhe kur kjo dije plotësohet edhe me praktikën atëherë mundë të themi se studenti është i kompletuar për të vazhduar të ardhmen e tij pa problem”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img