Një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet votimi i Qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike emrat e ministrave të ardhshëm.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, ka thënë se kanë bërë përgatitjet për seancën e nesërme, ku pritet të votohet Qeveria Hoti.
Mustafa u shpreh i bindur që nesër do të votohet qeveria Hoti teksa shtoi se nuk ka nevojë për një qeveri të tranzicionit
Ndërsa, i mandatuari për Kryeministër, Avduallah Hoti ka treguar se kush do të jetë në kabinetin e tij qeveritar, ku LDK do të ketë shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër, transmeton Telegrafi.
Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër
Hykemte Bajrami – Ministër i Financave
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme
Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë