1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti premton: Në javën e ardhshme do të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar njërën nga veraritë në Suharekë, ku edhe ka premtuar se në javën e ardhshme do të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kryeministri Hoti ka thënë se do t’i japin mbështetje bizneseve dhe prodhimeve vendore, ku nga ky biznes 80 për qind e prodhimit del jashtë Kosovës, me shënimin “Made in Kosova”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë gjithë kohës së pandemisë është munduar që t’i mbështes bizneset, dhe janë bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme të krijohet fondi i cili do t’i ndihmon bizneset.

“Në kapacitetet tona jemi munduar që në këtë kohë të pandemisë të mbështesim bizneset duke iu falënderuar ministres së Financave, ministren Bajrami, zëvendësministrin Krasniqi, që kanë bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme që të na vënë në dispozicion fondin prej 365 milionë euro për biznese, prej së cilës 270 milionë euro janë shpërndarë deri më tash, përfshi 60 milionë më herët, 24 milionë në bujqësi, duke dyfishuar subvencionimet për hektar të vreshtave nga një mijë, në dy mijë euro…Gjendja është vërtetë e rëndë, por do t’iu qëndrohet afër bizneseve edhe në muajt e ardhshëm për ta tejkaluar këtë situatë”, ka thënë Hoti.

Ndërsa nga këtu ka premtuar se në javën e ardhshme do të kalohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe do të definohen çështjet, ku përfshihen mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre por edhe lehtësira të tjera që do të bëhen për bizneset.

Hoti ka thënë se po punohet edhe për përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor dhe se në mbledhjen e parë të janarit do të miratohet kjo pako.

“Unë sot po jap edhe premtim publik që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kaloj javën tjetër dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohen të gjitha çështjet, edhe mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre, edhe një listë e ndryshimeve ligjore, përfshi mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për t’i heqë ndëshkimet e nevojshme, për të rishikuar TVSh-në në lëndë të parë të prodhimit vendor e cila duhet të adresohet. Po punojmë tash në përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor, bashkë me gjithë Odat Ekonomike, dhe besoj që në mbledhjen e parë ose të dytë, në janar si të miratohet kjo pako e re fiskale ku adresohen të gjitha burokracitë e nevojshme, dhe gjitha çështjet që e lehtësojnë të bërit biznes”, ka thënë Hoti.

I pyetur nga gazetarët se a ka arritur ndonjë marrëveshje me partitë tjera për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Hoti ka thënë se do të arrihet një konsensus, pasi që ky ligj i prek të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe se ky ligj do të kaloj së shpejti.

“Unë besoj se do të mbërrijmë një konsensus të gjerë sepse… Ky është ligj, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i prek të gjithë qytetarët, të gjitha bizneset dhe gjitha familjet pa përjashtim. Unë e kam shpreh disa herë gjatë diskutimit që kemi pasur se jam plotësisht i hapur për të pranuar rekomandime nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim… Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kaloj së shpejti, do ta shohim”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se për t’i tejkaluar sfidat me pandeminë COVID-19, është vendosur që të paguhen nga dy herë subvencionet, ku përfshihet dy herë pagesë edhe për veraritë, ku do të jenë njëherë katër cent për litër vere, dhe pastaj edhe katër cent të tjera.

“Kemi vendosur që sivjet për t’i tejkaluar sfidat e COVID-it të dyfishojmë subvencionet ose të paguajmë dy herë subvencionet edhe për sipërfaqe të mbjellë me vreshta për nga një mijë euro për hektar, në dy mijë euro për hektar. Tani jemi në përfundim të pagesës së parë për të gjitha subvencionet, për të gjitha kulturat bujqësore, dhe natyrisht do të paguajmë dy herë edhe subvencionin për litër të prodhuar, pra fillimisht nga katër cent për litër, dhe pastaj nga katër cent të tjera”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se përkundër pandemisë edhe kjo komunë, me kapacitetin qe ka ndihmuar bizneset duke iu falur disa tatime, por pa ndihmën e Qeverisë, nuk mund të bëhet asgjë.

“Kemi pasur probleme edhe ne si komunë për shkak të pandemisë, por edhe ne në atë mundin tonë, kemi dhënë mbi 300 mijë euro, në bashkëpunim me asamblenë t’iu falen bizneseve disa tatime. Po mundohemi në çdo aspekt t’iu ndihmojmë, mirëpo pa e pas përkrahjen prej Qeverie nuk kemi si t’i kryejmë punët”, ka thënë Muharremaj. /KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img