-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për Task forcën anti-korrupsion: Nuk po e pengojmë punën, jemi duke bërë rikonstruktimin e saj

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në interpelancën e thirrur nga 8 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e taskë forcës anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës, ka thënë se ata kanë marrë vendim për rikonstruktimin e kësaj task force.

Sipas tij Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftën e korrupsionit si dhe në anëtarësimin e mekanizmave të sigurisë në ato ndërkombëtare.

“Ne duke u bazuar në dispozitat ligjore më 19 tetor me vendim të qeverisë kemi marrë një rikonstruktim të ri, që do të ndikojë në rritjen e performancës të organeve të sigurisë në luftimin e korrupsionit. Vendimi i Qeverisë mundëson ndarjen e përgjegjësive të institucioneve përkatëse që merren me sundimin e rendit dhe ligjit. Ky vendim ka të bëjë me zhvillimin e departamentit që është pjesë kryesore e strukturës së policisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin, i cili ka mandat dhe përgjegjësi specifike në luftimin e dukurive negative”, tha Hoti.

Ai shtoi se ky vendim eliminon mundësin e bartjes së përgjegjësisë nga një sektor në një sektor, eliminon dyfishimin e institucioneve të cilat kanë mandat ligjor të merren me çështje të caktuara dhe në të njëjtën kohë e rrit përgjegjësinë e të gjitha institucioneve në luftimin e korrupsionit.

Hoti ka deklaruar se me rikonstruktimin e Task-Forcës nuk janë duke penguar punën e saj.

“Departamenti Special Anti-korrupsion apo e ashtuquajtura Task-forca antikorrupsion ka funksionuar brenda departamenti te hetimeve. Pra kemi departament brenda departamentit të hetimeve. Me këtë vendim vetëm po e sqarojmë funksionimin e departamenti të hetimeve brenda Policisë. Nuk po e pengojmë punën e tyre, po e fuqizojmë përmbajtjen. Prandaj me strukturimin e ri dhe besojmë se ky departament do të jetë më efikas në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img