Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me subvencionimin për librat.
Ai tha se ky është shtatori i tretë që sipas tij, për shkak të kësaj qeverie, mësimi nuk fillon me kohë.
Sipas Hotit ky subvencionim është bërë për shkak se kanë dështuar negociatat për të lidhur kontratë me shtëpitë botuese.
“Është shtatori i tretë me këtë qeverisje që mësimi nuk fillon me kohë dhe me përgatitje, për fajin e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Kanë dështuar negociatat për të lidhur kontratë me shtëpisë botuese apo ku i bleni këto libra dhe keni kaluar në subvencionim të librave për prindër, në mënyrë që prindërit t’i blejnë”, u shpreh ai.