11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për strategjinë energejtike të qeverisë: Si fletushkë, po u kthehen projekteve të regjimeve të kaluara

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se asgjë të re nuk ka në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

Ai ka thënë se Qeveria iu ka humbur kohën duke shtyrë disa projekte.

“I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se hartuesit e kësaj strategjie e kanë shkruar sikur një fletushkë.

“Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”, ka thënë Hoti.

Kosova po përballet me një krizë energjetike, ku edhe për këtë dimër janë paralajmëruar reduktime. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img