Site icon PrishtinaPress

Hoti për shtyrjen e afatit për regjistrimin e popullsisë: Do të krijoj pasoja të mëdha në ekonomi

Ish-kryeministri deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka ngritur shqetësimin për shtyrjen e afatit të procesit të regjistrimit të popullsisë. Ai ka paraqitur indikacionet, të cilat janë të ndikuara drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. “Ky proces është shtyrë për në prill të 2024-s.

Të gjitha të dhënat tregojnë se zvarritja e regjistrimit të popullsisë do të ketë pasoja të mëdha ekonomiko-sociale për vendin.

E para që është ndoshta kryesorja e më e madhja është mosshpërndarja në mënyrë të duhur e të gjitha burimeve në veçanti e buxhetit.

Në shkolla, infrastrukturë, për shërbime publike, në veçanti për grante, që ne i shpërndajmë nëpër komuna, nga granti i përgjithshëm për arsim e shëndetësi marrin për bazë edhe numrin e popullsisë .

Sepse mungesa e regjistrimit të popullsisë do të nënkuptojë që edhe dy vjetët e tjerë nuk mund të përdorin të dhëna të sakta për të ndarë buxhetin nëpër komuna në mënyrë efektive”, tha Hoti.

E dyta sipas tij që do të sjellë pasoja edhe për sektorin privat në vendimmarrjen e bizneseve kur bizneset marrin vendime për të investuar, për të organizuar rrjetin e këtyre këtë e bëjnë në bazë të planifikimit në bazë të kërkesës e cila për bazë ka numrin e qytetarëve dhe kërkesën që vjen nga qytetarët për produkte dhe shërbime të ndryshme. /Indeksonline/

Exit mobile version