5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për rritjen e pagesave të tatimit në pronë – “Të krijohet përshtypja që nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”

Ish – kryeministri Avdullah Hoti, i ka reaguar Qeverisë aktuale për rritje të ngarkesës tatimore në pronë, duke thënë se të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit.

Ai me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se gjatë vitit 2023 qytetarët kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë se me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverisë për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

Këtë vendim Hoti e ka quajtur absurd, pasi që është në kulm të krizës nga inflacioni dhe krizës energjike, ku e kanë dyfishuar koston e jetës.

Më tej, ai ka përmendur raportin preliminar të buxhetit për vitin 2023 ku e tregon një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img