Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja prej 20% e pensioneve nuk është as rritje reale, pasi që nuk mbulohet as zhvleftësimi real për shkak të rritjes së çmimeve.
Hoti tha se qysh para dy viteve ka kërkuar indeksimin e pensioneve dhe skemave sociale në raport me shifrën e inflacionit.
Postimi i Hotit:
Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet?
Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023?
Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit.
Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër.