11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për Qeverinë Kurti: Po promovojnë projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një reagim në Facebook pas fillimit të punimeve në fazën e dytë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Ai thotë se nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projektet e qeverive të kaluara, duke ju referuar kështu pikërisht punimeve në Linjën Hekurudhore 10.

“Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, shkruan mes tjerash Hoti.

Statusi i plotë:

Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img