-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për Qeverinë: I kanë palosur 700 milionë euro në bankë e marrin kredi për ndihma sociale

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës derisa po mban ta palosura mbi 700 milionë euro në llogari bankare të saj po merr kredi 47 milionë euro për ndihma sociale. 

Reagimi i tij vjen pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, pak më parë kërkoi miratim nga Kuvendi për marrëveshjen e nënshkruar me Bankën Botërore, të cilën LDK e ka kundërshtuar.

Hoti akuzoi pozitën se i kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, për të cilat tha se kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. 

“Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën. I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë. E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer”. 

Hoti sërish tregoi se s’pajtohen që të votojnë këtë marrëveshje. 

“Edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend. Ky është dështim total. Është dëm i madh për vendin çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img