Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha për shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila se “zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër”.
Hoti tha se Kusari-Lila i ka shkuar prapa atyre partive që i kanë pasur gjasat t’i fitojnë zgjedhjet.
“Zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër. Unë po ja përmendi veç një fakt, në fushatën e vitit 2017, se a e dini çka bën kjo kush t’i ka gjasat më të mira kjo i bëhet bashkë, i shkon mrapa. I ka shku PDK-së mrapa, na ka ardhë neve prapa në vitin 2017 kur i kemi pas gjasat me fitu…Kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër”, deklaroi Hoti në Kuvend.