2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për dialogun: S’ka rrugë tjetër pos konsensusit nacional, Limaj i gatshëm për bashkëpunim

Enver Hoti nga koalicioni Nisma-AKR-PD deklaroi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe paraqet një problem të madh.

Në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ai përmendi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje, për të cilin tha se e mbështesin.

“Kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka nxjerrë antikushtetuese marrëveshjen për Asociacionin,e cila ka ra ndesh në 22 pika me ligjet”.

“Gjithashtu e dimë që me kartën për decentralizim se asociacionet nuk kanë të bëjnë me kompetenca ekzekutive, gjë që do të ishte përtej një asociacioni çfarë mund të jetë”.

“Ne themi që asociacioni si i tillë në marrëveshjen çfarë është arritur nga Qeveria Mustafa bie ndesh me ligjet e vendit”.

Sa i përket procesit të dialogut në tërësi, Hoti pohoi se pikënisje dhe bazë duhet të jetë njohja.

“Nuk ka rrugë tjetër pos konsensusit nacional sepse dialogu është temë e vështirë dhe nuk është temë e një partie apo e një qeveri. Si rezultat i dialogut janë rrezuar dy palë qeveri”.

“Limaj ka treguar lidership dhe gatishmëri në radhë të parë për të bashkëpunuar me të gjithë akterët brenda vendit – pozitë dhe opozitë”.

“Është një përfaqësues që do t’i bashkonte të gjithë, përderisa tek të tjetër më shumë shohim një retorikë populiste. Ndërsa angazhimin institucional që e kemi pas ka qenë më shumë përjashtues se sa bashkues”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img