Sot nisi operimi i pavarur i Kosovës, si zonë rregulluese brenda bllokut rregullues Shqipëri – Kosovë, ndërsa kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.
Lexoni të plotë postimin:
“Pavarësimi energjetik sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë
KOSTT i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.
Mbështetja e Qeverisë për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.