Site icon PrishtinaPress

Hoti pasi ishte prezent në koncertin e ShBA-së: “I nderuari të nderon”

“I nderuari të nderon”. Kështu e filloi ish-kryeministri Avdullah Hoti shkrimin e tij në Facebook, pasi mori pjesë në festimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që u organizua mbrëmë nga ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në koncertin e Bandës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që u mbajt në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë”, shkroi deputeti i LDK-së.

Ai tha se kjo Bandë shumë e talentuar e Forcave Ajrore ka ardhur në Prishtinë enkas për këtë performancë.

Ndër të tjera, mbrëmë prezentë qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe disa zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe opozitarë.

Exit mobile version