Site icon PrishtinaPress

Hoti pas takimit me presidenten e Tajvanit: Të shfrytëzohen mundësitë për bashkëpunim në sektorin e IT-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti bashkë me disa deputetë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania janë duke qëndruar në Tajvan, për të marrë pjesë në Forumin për Transparencë Parlamentare, të organizuara nga Instituti Demokratike Kombëtar nga SHBA.

Hoti njoftoi se ata janë takuar sot me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-ëen.

Ai tha se mundësitë për bashkëpunim ekonomik janë të mëdha dhe duhet të shfrytëzohën.

“Sot u takuam me presidenten e Tajvanit znj. Tsai Ing-ëen, të cilën e falenderova për mikpritjen në emër të delegacionit. Republika e Kosovës është krah çdo shteti demokratik dhe liberal, që mbron dhe promovon vlerat demokratike dhe të drejtat e liritë njerëzore, që mbron dhe promovon ekonominë e tregut të lirë. Mundësitë për bashkëpunim ekonomik janë të mëdha dhe duhet të shfrytëzohen, sidomos në sektorin e TI, ku Tajvani është lider botëror, ndërkaq Kosova po prodhon profesionistë në këtë fushë”, ka shkruar Hoti.

Exit mobile version