-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Pas formimit të Qeverisë, do të fillohet menjëherë me rimëkëmbjen ekonomike

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin final, mandatari Avdullah Hoti duket se është gati për formimin e qeverisë së re.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë shumë punë në ditët e para të Qeverisës së re për zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike.

“Sot e diskutuam Programin Qeverisës me Grupin Parlamentar, një diskutim shumë përmbajtësor. Deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverise së re për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, dekreti i presidentit Hashim Thaçi për mandatarin është në pritje të vendimit final të Gjykatës Kushtetuese më 29 maj, pas kontestimit të saj nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pas rënies së Qeverisë Kurti kërkon shkuarje në zgjedhje të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img