-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Partitë të dakordohen për postin e presidentit ose të shkojnë në zgjedhje 35 min CommentIcon15 komente

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është krijuar rrethanë e re pas aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit.

Hoti në një konferencë për media theksoi se partitë politike duhet të dakordohen për zgjedhjen e presidentit të vendit, apo të dakordohen siç tha që vendi të shkoj në zgjedhje.

“Është krijuar një rrethanë e re me zhvillimet e fundit të Dhomave të Specializuara. Partitë politike duhet të bëhen bashkë për tu dakorduar për zgjedhjen e  presidentit të ri, apo të dakordohen që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ende nuk kemi konsultime të brendshme të partive politike”, ka thënë Hoti.

Kryeministri po ashtu theksoi se së shpejti do të ulen partitë politike për të gjetur zgjidhje.

“Besoj se së shpejti për disa ditë, do të ulemi me partitë politike për të gjetur zgjidhje për qytetarët. Atë që po bëj është që të sigurohemi që qeveria të përfshihet në të gjitha çështjet, si në pandemi e çështje tjera”, ka thënë Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img