Site icon PrishtinaPress

Hoti paralajmëron se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mbyllet brenda kësaj periudhe

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se brenda pak muajsh do të mbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Hoti, duke folur edhe për takimin në Shtëpinë e Bardhë, në të cilin siç ka thënë ai ka qenë me karakter ekonomik, ka thënë se Kosovës pritet t’i vijnë edhe njohje të reja.

“Gajtë periudhës së moratoriumit duhet ta mbyllim çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për disa muaj do të mbyllet kapitulli i normalizim të marrëdhënieve të vendeve tona. Nuk po them brenda një viti. Do të kemi njohje të tjera në muajt e ardhshëm. Po përgatitemi që të lëvizim shpejt për funksionalizimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Hoti gjatë një takimi me shoqërinë civile.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në javën e fundit të shtatorit një delegacion i SHBA-së do të vizitoj Prishtinën, për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington.

Exit mobile version