0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Opozita jo, ngjarjet e skandalet mund ta rrëzojnë Qeverinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideron si gjendjen më të rëndë ekonomike që nga paslufta. Sipas tij, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm, është më i ulët sesa viteve të kaluara, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

Hoti ka thënë se fuqia blerëse e këtij buxheti, është më i vogël krahasuar me buxhetet e viteve paraprakeHoti ka thënë se si pasojë e mosveprimeve të Qeverisë, ekonomisë vendëse i mungojnë rreth 500 milionë euro.

Ndonëse thotë se si opozitë e kanë të pamundur rrëzimin e kësaj Qeverie, deputeti i LDK-së thotë se të njëjtën e bëjnë skandalet e ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

“Unë jam i bindur se nuk ka logjikë që të zhvillohet debat pozitë-opozitë siç duhet në një vend demokratik. Në një vend demokratik, një parti politike e merr mbështetjen qytetare e partitë tjera dalin në opozitë, dhe kjo e fundit është si mbikëqyrëse e Qeverisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e rregullta kërkon besimin qytetar. Nuk jemi në një situatë të tillë, ne tani duhet të kujdesemi që të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. Historikisht nëse e sheh, asnjë herë opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, sepse nuk i ka votat. Qeverinë e rrëzon ngjarjet që ndodhin, veprimet që ndodhin. Me këto veprime unë nuk shoh sesi mund të vazhdohet kjo formë e qeverisjes”, tha Hoti, duke thënë se të gjithë sektorët në vend janë të bllokuar.

Ai ka përmendur edhe skandalet që ndodhën vonesat në emërimin e ministrit të Shëndetësisë dhe grevën në arsim.“Kurrë nuk ka qenë kaq gjendje depresive sesa është tash. Ne po e mbyllim vitin me gjendjen më të vështirë tash e 20 vite, për shkak se na u është imponuar kriza energjetike e inflacioni, por që kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që me e zbut krizën ekonomike. Shëndetësia gati tre muaj ka qenë pa ministër, duke ndodhur skandal pas skandalit, në arsim greva u ndërpre por mund të fillojë sërish në janar e viti shkollor nuk mbaron deri në fund të janarit, për shkak se ka humb komplet shtatori”, tha Hoti.Deputeti i LDK-së ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, pasi e konsiderojnë si anti-Kushtetues. Njëjtë mendon edhe për Ligjin e Pagave.“Ligji për Zyrtarë Publik do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese, sepse ne e dërgojmë dhe jemi të bindur se e rrëzojmë sepse ka plot nene që janë anti-Kushtetuese. 

Unë kam bindjen me aq sa mund të flasë për këtë ligj që disa prej parimeve bazë nuk janë marrë parasysh, parime në bazë të së cilët më herët Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë ligj, që është pagë të njëjtë për punë të njëjtë e diferenca e pagave ndërmjet sektorëve etj”, u shpreh Hoti.Ish-shefi i Qeverisë thotë se si pasojë e numrit të ulët të investimeve kapitale, ka munguar qarkullimi i 500 milionë euro. 

Ai thotë se shkaku i normës së lartë të inflacionit, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm është më i ulët krahasuar me vitet paraprake.“Çdo qytetar mesatar e të qartë e lerë më ekonomist. Një ekonomist me ‘dy fije mend’ e ka të qartë që buxheti për vitin 2023 është më i ulët sesa buxheti i vitit 2021 dhe 2020. Është 3. 2 miliardë euro për vitin 2023, por në terma real që është fuqia blerëse, pra sa mund të blesh mallra dhe shërbime me këtë buxhet, nuk është më i madh sesa buxheti i vitit të kaluar që ishte 2. 6 miliardë. 

Pra nuk është rritur buxheti, por është zvogëluar për shkak të normës së lartë të inflacionit”.“Unë e kam bërë një analizë të detajuar dhe sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë minimum 500 milionë euro, për shkak të mosveprimit të Qeverisë. Një pjesë e tyre i mungojnë për shkak se janë stopuar investimet kapitale që është rekord i uljes në 20 vitet e fundit, edhe e ke situatën tjetër ku çmimet e naftës e disa produkteve kryesore, gati janë dyfishuar që nënkupton se ne kemi mbledh dyfish tatim në vlerën e shtuar në ato produkte, prandaj ka pas bazë propozimi jonë që e kemi dhënë qysh në qershor që të ulet TVSh-ja dhe të largohet përkohësisht akciza, dhe kjo do të kishte siguruar mbledhje të njëjtë të të ardhurave për buxhetin e shtetit sikur vitin e kaluar, por do t’i kishim disa qindra milionë euro qarkullim në ekonomi”, u shpreh Hoti për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img