Site icon PrishtinaPress

Hoti: Nuk ndikohemi nga zhurmat nëpër studio televizive, ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë bashkë me komunën

Lidhur me debatin që po zhvillohet në RTV Dukagjini për ndërprerjen e punimeve në rrugën Plavë-Deçan ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Hoti në Facebook ka thënë se rruga do të ndërtohet në bashkëpunim me komunën e Deçanit.

“Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Hoti.

Derisa analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Hotin në “Debat Plus” për siç thotë ai “lehtësinë më të cilën ka ndërprerë punimet”, sekretari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj vendimin e Hotiti e ka qujtuar “veprim qyqar”.

Ndërsa kryetari i Deçanit Ramosaj ka thënë se presin nga kryeministri ta rishqyrtojnë kërkesën që kishte ndërprerë punimet.

Exit mobile version