-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Nuk ka përçarje brenda koalicionit qeverisës, dialogu përfundon me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh i bindur që nuk ekziston ndonjë përçarje në mes të partnerëve të koalicionit, derisa ka theksuar që nuk e sheh të nevojshme të ndodhë një gjë e tillë, për faktin se siç ka thënë ai është dukë punuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke.

Këto komente, i pari i ekzekutivit i bëri pas deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh kishte thënë se me këtë qasje të Hotit për dialogun me Serbinë, nuk do të ketë përkrahjen e tij si partner i koalicionit.

“Dialogu po shkon përpara në përputhje me platformën e Qeverisë. Dje kam informuar edhe Kuvendin dhe për mendimin tim qëndrimi i përgjithshëm ishte që dialogu nuk ka alternativë, por dialogu duhet të jetë i fokusuar ashtu siç po bëjmë ne, në marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke…. Unë jam duke u kujdesur që ky dialog të përfundojë me njohje reciproke”, ka thënë Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img