Site icon PrishtinaPress

Hoti nuk e “duron” ministrin Murati: Mos m’u zgërdhi kur të flas

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duket se nuk po e duron dot ministrin e Financave, Punës dhe Transfreve Hekuran Murati.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, ata janë përplasur serish.

Derisa diskutonin për emërimin e Bordit të Trustit Pensional, Hoti i ka kërkuar Muratit që të bëhet serioz në diskutim.

Madje, në një rast, ai ka kërkuar që ministri të mos zgërdhihet kur ai e ka fjalën.

“Kur të flas, të kisha lutur të jesh shumë serioz. As mos me ndërhyjë, as mos m’u zgërdhi kur të flas. Ti e di që unë nuk të respektoj fare, por je ministër dhe duhet të japësh përgjegjësi për çështje që unë i ngris si deputet”, ka deklaruar Hoti, raporton Koha.

Exit mobile version