-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti ngritë shqetësimin e parave në Trust

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar falimentimin e disa bankave në ShBA dhe një në Zvicër.

Ai ka thënë se mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot.

“Trusti nuk ka Bord për t’i tërhequr mjetet nga tregjet dhe fondet që janë në rënie. Humbjet janë me miliona”, ka thënë Hoti.

Postimi i tij:

Disa banka në ShBA kanë falimentuar. Një bankë në Zvicër është në vështirësi.

Ndërkaq, mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot. Trusti nuk ka Bord për t’i tërhequr mjetet nga tregjet dhe fondet që janë në rënie. Humbjet janë me miliona.

Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projekligjin e inicuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme.

Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img