Site icon PrishtinaPress

Hoti ‘ngacmon’ Kurtin, lavdëron Bujar Osmanin për takimin me Blinken: Kjo është arritje, ky është takim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një postim të shkurtër në rrjete sociale.

Ai ka bërë publike një fotografi nga takimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me sekretarin amerikan të Shtetit amerikan, Anthony Blinken. 

“Kjo është arritje, ky është takim”, ka shkruar Hoti, në kohën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikohet për mosarritjen e një takimi të lartë me zyrtarë amerikan gjatë qëndrimit të tij njëzetditor në SHBA.

“Përgëzime Ministrit të Jashtëm te Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, për negocimin e partneritetit strategjik me ShBA”, ka shkruar Hoti tutje.

Osmani, ndërkaq, e ka konsideruar të veçantë takimin me Blinken.

“Nder i veçantë takimi i sotshëm me Sekretarin Shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken. Falënderim i veçantë për Dialogun e shkëlqyer Strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit. Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version