Site icon PrishtinaPress

Hoti: Në raportimin e Muratit u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në raportin e ministrit të Financave, Hekuran Murati është vërtetuar se nuk është paguar asnjë cent për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023.

Hoti ka thënë se këto dëme janë në vlerë prej 23.5 mil euro, ku janë dëmtuar 1 mijë e 253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore.

“Nuk janë paguar as dëmet e vitit 2022, në shumë prej 7.2 mil euro”, ka shruar deputeti i LDK-së.

Hoti ka përkujtuar se Kuvendi i Kosovës në mars 2023 e ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, “ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompenzim të dëmeve”.

Exit mobile version