-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti në Mal të Zi, shpalos mundësitë e shumta të bashkëpunimit kulturor

Në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga ambasadori ynë në Podgoricë, Skënder Durmishi, është takuar me ministrin e Kulturës së Malit të Zi, Janko Ljumoviq, i cili ishte i shoqëruar nga Dragica Miliq, drejtore e Përgjithshëm e krijimtarisë kulturore e artistike.

Sipas një njoftimi, Ljumoviq, pasi shprehu kënaqësinë për këtë takim, shpalosi qëndrimet mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Veçmas u theksua mundësia e përshpejtimit të këtij bashkëpunimi kur kihet parasysh e dhëna se ministritë e të dyja vendeve tashmë kanë arritur ujdi në parim për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturorë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente të Palëve Kontraktuese në fushën e kulturës, të artit, të trashëgimisë kulturore, duke mos e lënë anash as arritjet bashkëkohore të kulturës së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, shtohet më tej, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, shpalosi mundësitë e shumta të bashkëpunimit kulturor, duke i dhënë një vend të veçantë diversitetit kulturor, takimeve me krijues, shfaqjeve teatrale, koncerteve, si dhe organizimin e veprimtarive kulturore për të dyja vendet.

“Zëvendësministri Hoti i kushtoi kujdes të veçantë librit, si një mundësi e shumanshme e bashkëpunimit që ndërlidh edhe thellimin e bashkëpunimit të komuniteteve, si vlera fundametale të shoqërive dhe institucioneve për të dyja vendet. Ai i kërkoi Ministrit Ljumoviq mbështetje të mëtejshme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO si dhe mbështetje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Traduki, duke mos harruar ta falënderonte ministrin në fjalë për kontributin e tij për kulturën shqiptare edhe përpara se të emërohej ministër. Në të dyja rastet, Ministri Ljumoviq, e garantoi Zëvendësministrin Hoti se mbështetja jo vetëm që nuk do të mungojë, por ajo do të thellohet”, bëhet e ditur më tej në njoftim.

Po sipas njoftimit, gjatë bisedës ndërmjet Hotit dhe Ljumoviq u preken edhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse si: arkivat kombëtare, bibliotekat dhe muzetë.

“U theksua nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit në lëmin e letërsisë, të muzikës, të arteve pamore dhe performuese, të veprimtarive botuese, të kinematografisë dhe mediave tjera audio vizuale. Zëvendësministri Hoti dhe Ministri Ljumoviq shprehen kënaqësinë që gjatë këtij muaji është i mundshëm nënshkrimi i Marrëveshja për Bashkëpunimin Kulturor ndërmjet të dyja ministrive tona në Prishtinë”, përfundohet në njoftimin e MKRS-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img