-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Ne kërkojmë drejtësi, Serbia bën thirrje për krime të reja

“24 vite më pas ne kërkojmë drejtësi, ndërsa të njëjtët bëjnë thirrje për krime të reja. Imagjinoni sa shpresë mund të kenë familjarët e personave të zhdukur”. Kështu u shpreh në Ditar, kreu i komisionit qeveritar të Kosovës për personat e pagjetur Andin Hoti, referuar paralajmërimit më të fundit të presidenti Vuçiq për konflikte në Kosovë dhe Republikën Srpska.

Ai tha se i ka dërguar letër presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe më pas përfaqësuesit për politikë të jashtme në BE, Josep Borrell për çështjen e të pagjeturve, ndërsa në ditët në vijim pret themelimin e komisionit të përbashkët.

“I kam dërguar lëtër Vuciq më një qershor që të kemi qasje në arkivat e klasifikuara, apo riklasifikuara se Serbia i klasifikuar krimet në Drenicë. Se ne kemi persona të zhdukur në atë zonë dhe të kemi një udhërrëfësues sesi do jetë fati i tyre. Fatkeqësisht nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga Serbia dhe dy muaj pas kësaj i kemi dërguar letër edhe Borrell, për të njëjtën çështje. Deklarata parasheh edhe krijimin e Komisionit i përbashkët. Ky komisioni i përbashkët nuk është themeluar ende, arsyet nuk i di, por ne i kemi dërguar komentet tona. Supozoj se fokusi i BE është diku tjetër. Me aq sa kam informacion nga delegacioni i Kosovës në BE, janë pranuar komentet tona për komisionin e përbashkët dhe presim që në ditët e javët në vijim të formohet komisionin i përbashkët dhe aty të marrim përgjigje”.

Sikurse ka deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti, edhe Hoti ndan të njëjtin qëndrim që kreu i komisionit serb për këtë çështje Velko Daloviq, nuk është person i besueshëm për të udhëhequr komisionin apo për të qenë palë negociuese me atë kosovare. Ai thotë se Daloviq ka qenë i inkriminuar në luftën serbe në Kosovë.

“Daloviq ka qenë i emëruar direkt prej Milosheviçin në luftën e Kosovës për mbrojtjen civile. Janë civilët me uniforma që kanë filluar luftën në Kosovë. Një nga inkriminimet është kjo. kemi të dhëna për keqtrajtimet që u ka bërë shqiptarëve para luftës dhe dëshmi të tjera. Jemi në vitin 2023 dhe kemi 1600 perona të zhdukur. Unë jam personi i pestë që Kosova ka ndërruar kurse Serbia nuk e ka ndërruar kjo tregon që Daloviq nuk e ka pasur ndonjëherë dëshirën dhe vullnetin të bashkëpunojë me palën kosovare përndryshe nuk do të kishim 1600 të zhdukur dhe nuk do bënim 10 vite gërmime në Serbi”.

Por Hoti thekson se pavarësisht mostakimit me kreun e komisionit serb, nëngrupet punuese nuk e kanë ndalur punën për të pagjeturit, deri në korrik kur Daloviç vendosi kushte.

“Ne nuk i kemi ndalur takimet e nëngrupeve punuese, që janë ekspertët që kryejnë punë profesionale. Deri në korrik kur Daloviç ka shkruar një letër drejtuar neve që nuk do të ketë ekspertë në takime deri sa ju të më lejoni të hyj në Kosovë”.

Ndërsa “komisioni asnjëherë nuk e ndal punën dhe dje ishim në Prekaz të Skënderajt dhe kemi pasur gjetje të tjera ky është lokacioni 7 me gjetje brenda këtij viti”, deklaroi Hoti.

Për ligjin e përmasave të pagjetur që pritet të miratohet së shpejti në kuvendin e Kosovës ai tha se ndryshimet në këtë ligj ekzistues që nga 2011, janë bërë me kërkesë të familjarëve.

“Ne jemi munduar që të marrim përgjegjësinë që ky ligj nuk i mbulon fushat, të orientojmë familjarët atje ku duhet”. /A2CNN

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img