-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Ndihma e njëhershme nuk i zbut pasojat e inflacionit, zgjidhja është indeksimi i pensioneve dhe asistencës sociale

Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka publikuar të dhëna të Agjencisë së Statistikave, për familjet që nuk mund të përballojnë shpenzimet elementare.

Hoti thekson shkaktari kryesor i kësaj situate është inflacioni, teksa shtoi se thellimi i krizës sipas tij, erdhi si rezultat i mungesës së masave adekuate për të zbutur pasojat e inflacionit për familjet.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës: – 43.4% e familjeve nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 eurove nga burimet e tyre vetanake; – 49.2% e familjeve nuk mund të mbulojnë shpenzimet e një shujte çdo dy ditë që përfshinë mishin, pulën dhe peshkun; – 48.8% e familjeve kanë deklaruar se pagesa e borxheve është barrë e rëndë financiare; – 8.1% e familjeve kishin vështirësi të mëdha, ndërkaq 20.1% përballeshin me vështirësi, në kryerjen e pagesave të nevojshme të zakonshme të familjes, marrë parasysh të ardhurat”,  shkroi Hoti.

Deputeti i LDK-së propozon këtë zgjidhje.

“Zgjidhja është: (1) indeksimi i pensioneve dhe asistencës sociale, së paku aq sa ka qenë inflacioni, në mënyrë që të ruhet standardi minimal i jetës së familjeve më të cenueshme nga inflacioni, si dhe (2) zgjerimi i përkohshëm i listës së mallrave me normë të reduktuar të TVSH-së prej 8 për qind”, shtoi ai.

“E kemi ngritur vazhdimisht në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, se ndihma e njëhershme nuk është zgjidhje për zbutjen e pasojave të inflacionit. Tani këtë po e dëshmojnë statistikat e Qeverisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img