1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Muaji i 4-të që policët nuk i marrin shtesat, kjo tregon papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Ai ka thënë se ky muaj është i katërt që policët nuk po marrin shtesat e rrezikshmërisë.

Tutje, ai ka thënë se kjo tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri dhe rrezikojnë jetët e tyre.

Postimi i plotë:

Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img