Site icon PrishtinaPress

Hoti: Me politikën buxhetore që po e ndjekë qeveria nuk eliminohet varfëria

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo politikë buxhetore që po e ndjekë qeveria, nuk siguron zhvillim.

Hoti tha se ka përkeqësim të madh të strukturës buxhetore.

“As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim”, tha Hoti.

“Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë”, shtoi ai.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se më tepër është investuar në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, sesa në këtë aktualen.

“Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror)”, theksoi Hoti.

“Për më tepër, në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror. Ndërkaq, në Qeverinë aktuale, shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit’, tha ai.

Exit mobile version