2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoti me disa pyetje lidhur me marrëveshjen KEDS- Elektrosever

Ish-kryeministri dhe Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka komentuar marrëveshjen midis KEDS’it dhe Elektroseverit.

Lidhur me këtë ai i ka bërë të ditura pyetjet që ka parashtruar.

1. Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit?
2. Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate.
3. A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës?
4. Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit.
5. A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim?

6. A mund të cekni numrin e licencës?
Hoti ka thënë se kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe se ka shumë konfuzione për mënyrën e marrëveshjes.

“Kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe ka shumë konfuzione lidhur me mënyrën e marrëveshjes. Sipas raportimit të ZRRE-së në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Financa dhe Transfere, Qeveria e Kosovës ka pagur 113 mil euro për energjinë e shpenzuar në komunat në veri në vitin 2021 dhe 2022’’, ka thënë Hoti.

Në fund, ai ka shtruar pyetjen se a qëndron ende deklarata e Kurtit për Elektroseverin

“A qëndron ende deklarata e Kryeminstrit Kurti se: Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi; nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë shpërndarja edhe furnizimi duhet të kthehet në pronë publike; nëse këtë nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë Qeveria?!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img