“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon Presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018.
E mirëpres mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare. Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë. Duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bëhemi bashkë për të ndaluar Presidentin që të nxjerrë në pazar territorin e Kosovës”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe kërkesat e opozitës për seancë të jashtëzakonshme, kryeparlamentari Veseli dje i kishte quajtur absurde.