1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Më 4 shtator seancë e jashtëzakonshme kundër ndryshimit të kufijve

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti në një postim në facebook ka bërë të ditur se më 4 shtator po synojnë të mbajnë seancë të jashtëzakonshme.

Kjo sipas tij, për t’ia ndaluar presidentit që të negociojë për tërrësinë territorial të Kosovë.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon Presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018.

E mirëpres mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare. Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë.  Duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bëhemi bashkë për të ndaluar Presidentin që të nxjerrë në pazar territorin e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe kërkesat e opozitës për seancë të jashtëzakonshme, kryeparlamentari Veseli dje i kishte quajtur absurde.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img