7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Marrëveshja me Serbinë vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga Qeveria

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të udhëhequr nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se para kanë një proces sfidues të arritjes së marrëveshjes së paqes me Serbinë.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

“Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës.

Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë.

Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.

Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi.

Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë”.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3082702938457706

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img