1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Majtistët i shtetëzuan terminalet doganore, tani qytetarët do të paguajën 9.1 milionë euro për renovimin e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë Kurti edhe një herë.

Ai ka thënë se shtetëzimi i terminaleve doganore është bërë barrë mbi qytetarët e vendit, të cilët do të paguajnë taksa për to.

Hoti ka thënë në vitin 2023 buxhetit do t’i kushtojë 9.1 milionë euro renovimi i terminaleve doganore.

“Këta majtistë që po qeverisin i shtetëzuan terminalet doganore. Por tani shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.  Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve”, ka shkruar Hoti.

Sipas llogaritjeve të Hotit, me 9.1 milionë euro do të ndërtoheshin 20 çerdhe për fëmijë.

“Me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img