0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti liston institucionet pa drejtues: Ndoshta mjafton vetëm Kurti, që krenohet për marrëveshje në villat e Titos

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë një reagim përmes të cilit ka numëruar disa pozita kyçe nëpër institucione të cilat kanë mbetur pa drejtues. Hoti ka treguar se Kosova s’ka ende Kryeprokuror të Shtetit, që Trusti Pensional s’ka bord, BQK pa guvernator, ATK pa drejtor të zgjedhur, Njësia për Inteligjencë Financaire pa Drejtor dhe që ende s’është emëruar Komisioni për Ndihmë Shtetërore.

Hoti ka ironizuar duke thënë se mbase Kosova s’ka nevojë për drejtues në këto institucione dhe mjafton vetëm kryeministri Kurti që sipas Hotit po krenohet me arritjen e marrëveshjes me Serbinë në villat e Titos.

Deputeti i LDK-së tutje thotë se Kurti madje po “krenohet se i ka bërë Serbisë ofertë shumë gjeneroze për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por që ajo nuk e ka pranuar”.

Reagimi i plotë:

Mungesa e udhëheqësve të institucioneve kyçe me pasoja për të gjithë

Kosova po funksionon si pa zot shtëpie. Institucionet kyçe, në veçanti ato për çështje ekonomike dhe financiare, janë pa drejtues për shumë kohë. Nuk ka asnjë arsyetim për këtë situatë të krijuar. Pasojat po i bartim të gjithë pa përjashtim.

1. Kryeprokurori i Shtetit nuk është emëruar për më shumë se një vit.

2. Trusti Pensional nuk ka Bord.

3. BQK-ja mbetet pa Guvernator nga java e ardhshme. As zëvendësguvernator të zgjedhur nuk ka. Është një ushtrues detyre i Zëvendësguvernatorit, i cili do të bëhet ushtrues detyre i Guvernatorit.

4. Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka drejtor të zgjedhur.

5. Njësia për Inteligjencë Financiare nuk ka drejtor për më shumë se një vit.

6. Komisioni për Ndihmë Shtetërore nuk është emëruar për më shumë se një vit.

Ndoshta nuk kemi nevojë më për drejtues të këtyre institucioneve.

Ndoshta mjafton që e kemi Kryeministrin, i cili krenohet për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në villat e Titos në Ohër. Madje krenohet se i ka bërë Serbisë ofertë shumë gjeneroze për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por që ajo nuk e ka pranuar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img