Hoti ka deklaruar se LDK-ja është për dialog, por se sipas tij, kjo parti nuk do të bëhen pjesë e kësaj maskarade.
Ai po ashtu ka thënë se nuk dialogojnë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por siç thotë ai, po punojnë që ta forcojnë dhe demokratizojnë atë, përcjell lajmi.net.
Ky është postimi i plotë:
“Ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik. Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sjetull, nuk janë unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë.
Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave.
Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë”.