Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se LDK e mirëpret vendimin e Kushteuteses për rrëzimin e disa nenveve për Ligjin për KPMShC-në.
“LDK-ja siguron qytetarët e vendit se si themeluese dhe bartëse e Republikës, do të vazhdojë të jetë gardiane e Kushtetutës së Republikës.
Demokracia jonë shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e me tendenca autokratike si kjo e tanishme, e cila për tri vite ka bërë tashmë plot 10 shkelje kushtetuese.” – ka shkruar ndër të tjera Hoti.
E plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Më 20 tetor 2023 deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar dhe faktuar të gjitha shkeljet kushtetuese të këtij Ligji.
Vendimi i sotëm përveç se konfirmim i shkeljeve të rënda në një ligj jetik mbi pavarësinë e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil, është dhe konfirmim i një praktike tashmë fenomen të shkeljeve kushtetuese nga Qeveria e Kosovës.
LDK-ja siguron qytetarët e vendit se si themeluese dhe bartëse e Republikës, do të vazhdojë të jetë gardiane e Kushtetutës së Republikës.
Demokracia jonë shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e me tendenca autokratike si kjo e tanishme, e cila për tri vite ka bërë tashmë plot 10 shkelje kushtetuese.