-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Kusari-Lila s’ka mundur të flasë pesë herë me Radojiçiqin pa lejen e shefit të saj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se ajo kishte folur pesë herë Milan Radojiçiqin, i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së

Hoti ka thënë se Kusari-Lila nuk ka mundur të flasë pesë herë me Radojiçiqin pa lejen e shefit të saj, duke aluduar për kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka kërkuar dorëheqje e largim nga politika.

“Pesë herë kanë biseduar me një të akuzuar nga organet tona të drejtësisë që ka urdhër-arrest, e që është edhe në listë të zezë të amerikanëve, për tu kordinuar për: energjinë në veri, votimin e ligjeve, emërimet në Gjykatën Kushtetuese e koordinime të tjera. Kaq për këta hipokritë e mashtrues.

Të jemi të qartë: Ajo nuk ka mundur të flasë pesë herë me atë person pa lejen e shefit të saj. Ka mundur të flasë një herë, por jo pesë herë. Dorëheqje e largim nga politika. Për përgjegjësi të tjera flasin organet kompetente”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, dje është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Slavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.

Në përgjimin e ri të publikuar nga gazeta Nacionale dëgjohet teksa Sllavko Simiq i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiqin.

“Paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Por, po se nuk do të thyhej veç ty koka, por edhe Kryeministrit Kurti do t’i thyhej koka të gjithëve me rend, nëse do të thoja këtë. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Kur të thotë Milani diçka, kur të merremi vesh për diçka..”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img