Site icon PrishtinaPress

Hoti: Kurti më quante kryeministër Koti, por po del që kryeministër Koti është vetë ai

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë kryeministër aktual Albin Kurti ia kishte ndërruar mbiemrin Hotit, duke e quajtur ‘kryeministër Koti’.

Hoti në emisionin ‘Pressing’ në T7 se tani po del që kryeministër Koti është Albin Kurti.

“Kryeministri aktual ma ndërronte edhe mbiemrin, më quante kryeministër Koti, tash po del që kryeministër KOT është ky njeri(Albin Kurti). Dy vjet e merr situatën e normalizume dhe e bjen situatën drejt pikës kritike me marrëdhëniet me ShBA’të. E bjen situatën kritike në proces të dialogut“.

Exit mobile version