-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Kurti do t’i humbë zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh i bindur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, në zgjedhjet e ardhshme, nuk do ta marrë më besimin e qytetarëve për të udhëhequr.

Sipas Hotit, një gjendje e tillë ka ardhur nga mosrealizimi i premtimeve të Kurtit, që i ka dhënë gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe tani në krye të Qeverisë.

“A do të kemi zgjedhje sivjet a po jo, është vështirë të thuhet. Në situatën që kemi tani, këta janë njerëzit më të paparashikueshëm. Nëse Kurti do ta rishikonte realizimin e agjendës së vet, ato që ka premtuar kur ka qenë në opozitë, me ato që ka premtuar kur ka dalë në zgjedhjet e fundit dhe me ato që ka realizuar deri në ditët e sotme, shpërputhjet janë si nata me ditën. Prandaj, unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme Kurti nuk e merr më besimin për të udhëhequr vendin”, deklaroi Hoti në Tëvë1.

Madje, Hoti vlerësoi që Lidhja Demokratike e Kosovës është plotësisht e gatshme për zgjedhje.

Tutje, deputeti i LDK-së, përmendi disa fusha, në të cilat sipas tij, Qeveria në pushtet ka çaluar në zhvillimin e tyre.

Prandaj, Hoti tha se duke marrë parasysh pakënaqësinë e qytetarëve me qeverisjen aktuale, Lëvizja Vetëvendosje s’do të ketë më mbështetje nga grupe të caktuara njerëzish.

“E marrim situatën me ekonominë, s’ka asnjë politikë të re fiskale, asnjë investim të ri në këto katër vite. Unë besoj që komuniteti i biznesit s’mund ta mbështesë më një parti të tillë. Të dalim mandej tek fusha e arsimit, ka 2-3 vite që shkollat s’hapen me kohë. Luftë me sindikatat. Komunikimi me sindikatat është sikur të jenë armiq, e jo partnerë social. Pra, janë grupe të caktuara të qytetarëve, që e përbëjnë shumicën në këtë vend, që janë ekstrem të pakënaqura me këtë qeveri. Këta njerëz, s’mund t’i japin mbështetje më tutje kësaj qeverie”, potencoi Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img