3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Kurti dikur e kundërshtonte me dhunë Asociacionin, tani po e zbaton në praktikë atë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti aktual nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Hoti e ka akuzuar kryeministrin Kurti për zbatimin e Asociacionit, të cilin – sipas Hotit – ai dikur e kishte kundërshtuar dhe kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim.

Sipas Hotit, dikur Qeveria e tij dialogonte për një marrëveshje finale për njohje reciproke, kurse tani këta e kanë betonuar një status-quo të re.

Postimi i plotë:

E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë.

Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.

Në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes.

Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë.

Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke.

Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img