1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Hoti kritikon qeverisjen VV-Guxo për reformat fiskale: Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverisjen Vetëvendosje – Guxo, për reformat fiskale.

Hoti tha se sipas ligjit të ri për procedurat tatimore, nëse biznesi ka paguar më shumë TVSh në ATK, nuk mund ta shfrytëzojë atë kreditim tatimor mbi 3 vjet.

Sipas Hotit, sapo të kalojë periudha 3-vjeçare, ajo shumë e parapagimit tatimor për biznesin është e humbur.

“Ndërkaq, pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit”.

“Ky është rezultati i ‘reformave tatimore’ kur ato bëhen pa debat publik shterues dhe miratohen me procedura të përshpejtuara në Kuvend”, shkroi Hoti.

Tutje, ai tha se qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuar, sipas tij, me ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img