5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Hoti kritika Qeverisë: Jo ulje të pagave, duhet t’i rrisni deri në miratimin e Ligjit të Pagave

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti përmes profilit të tij në Facebook.

Sipas tij, në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

“Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.

Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img